Ministri Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona

Ministri Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona

Ervin Hoxha dhe Alastair King Smith

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim ambasadorin dhe diplomatë të ambasadës britanike në Tiranë, me të cilët bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe për çështje të tjera me rëndësi, me fokus asistencën britanike për Policinë e Shtetit.

Në një postim në rrjete sociale, Ministri i Brendshëm thekson se “prita për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar ramë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës”.

Në lidhje me mbështetjen e qeverisë britanike për Policinë e Shtetit, ministri Hoxha nënvizon se “së fundmi, qeveria britanike ka ndarë një fond 'grant' prej 1 milion stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë”.

Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, ministri i Brendshëm vë në dukje se “së bashku me Ambasadorin Alastair King Smith, dhe diplomatët që e shoqëronin, folëm edhe për tema të tjera në lidhje me bashkëpunimin dypalësh. Presim të vijojmë bashkëpunimin dhe forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona".

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?