Në Kuvend po mbahet mocioni për debat i kërkuar nga Partia Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, rezultatin e të cilave selia blu e quan të manipuluar dhe të vjedhur.

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist Ervin Hoxha tha se Partia Demokratike i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën për të mos pranuar se në sytë e votuesit shqiptar nuk është ende të një alternativë qeverisëse për vendin.

“Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative. Përgjigjet kanë nisur t’i marrin përmes grupimeve të brendshme, në këtë dimër të ftohtë. Të nderuar kolegë të mos bëni më propagandë me raportin e OSBE-ODIHR. Le ta përdorim si udhërrëfyes së përbashkët në nivelin teknik. Të ulemi në tryezë t’i referohemi sistemin që ka nevojë. ODIHR nuk ka deklaruar askund që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk ka deligjitimuar kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Ervin Hoxha.


Lajmi kryesor:

Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave! Balla: Meqë në Shqipëri u përdor shteti, pse humbët dhe në Diasporë?