Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo

Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo

Ministri Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi më shumë angazhim dhe ushtrim të përgjegjësive për të krijuar mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo. 

Në Kukës u prezantua Drejtori i ri vendor i Policisë, Gentian Berberi, që pason Artan Bajraktarin.

“Qarku i Kukësit është shndërruar në një shembull pozitiv të kontrollit të territorit. Por përballë sfidave të kohës, detyra nuk përfundon këtu. Përgjegjësia jonë është të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo”, deklaroi gjatë takimit ministri Hoxha, ku ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda dhe autoritete vendore.

Në përmbyllje, në Dibër u prezantua drejtori i ri të Policisë, Artion Duka. Ky qark kufitar zotëron një potencial të madh në aspektin njerëzor dhe mundësi konkrete për zhvillim ekonomik. Rruga e re e Arbrit, si një investim strategjik jo vetëm që ndikon në zhvillimin ekonomik e turistik, por rrit gjithashtu përgjegjësitë, tha Hoxha, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve.

“Një rajon si Dibra, me peizazhe mahnitëse dhe tradita të pasura, mund të bëhet një destinacion i padiskutueshëm për turistët vendas dhe të huaj, nëse bashkojmë forcat për të ruajtur qetësinë dhe për të promovuar mundësitë që ky rajon ofron”, theksoi ministri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 20/11/2024 01:30

    Sikur ts qeshe vete porkuror SPAKU do enkisha arrestuar tak fak ministrin dhe bifin ne krah drejtor policie. Sipas ligjit policia eshte organ i pavarur dhe punonjesit e saj emerohen dhe lirohen nga Drejtori i saj. Kjo tip parade antikushtetuese e ligjore e ministrit me gjase me idiot qe kemi e do shohim te len pa mend! Si thonte dhe Konica- o SPAK te kam dhj..e ste mora vesh as kete here!

    Përgjigju
  • Berti: 20/11/2024 01:20

    Pykat e Rames ne polici: personeli shtohet, popullata dramatikisht zvogelohet, e ata cope e bene vrimen e fyellit ramist!!! Zot na ruj nga qurravia e pykave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë