Ministri Hoxha takon ambasadorët e Japonisë e Holandës: Angazhim operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë! Forcojmë marrëdhëniet

Ministri Hoxha takon ambasadorët e Japonisë e Holandës: Angazhim operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë! Forcojmë marrëdhëniet

Ambasadori i Holandës Reinout Vos dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur Ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato dhe të Holandës Reinout Vos, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mundësive për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre.

Në takimet e zhvilluara me dy diplomatët është vlerësuar niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve miqësore tradicionale.

Pas takimit me Ambasadorin holandez, Ministri Hoxha nënvizon se ndau vlerësimin mbi trendin pozitiv të marrëdhënieve politike dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe përforcuar shkëmbimet dypalëshe. Në takim u rikonfirmua angazhimi operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë.

"Në lidhje me takimin e Ambasadoren e Japonisë, Ministri vuri në dukje se u diskutua mbi mbështetjen e dhënë për projekte të ndryshme, që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, si kontribute të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve për strukturat e varësisë", njoftoi zyra e shtypit të ministrisë. 

Në takimet e zhvilluara, krerët e misioneve diplomatike i kanë uruar Ministrin Hoxha suksese për detyrën.

Ambasadorja e Japonisë Kikuko Kato dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Ministrja Denaj në Slloveni: Rrisim bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Ministrja Denaj në Slloveni: Rrisim bashkëpunimin në fushën e bujqësisë