Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet tek IKMT! Ja kush është drejtuesja e re e Kadastrës

Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës, rikthehet tek IKMT! Ja kush është drejtuesja e re e Kadastrës

Dallendyshe Bici dhe Lorena Goxhobelli

1722416462_page.jpg

Dallëndyshe Bici rikthehet në IKMT-të. Pas 16 muajve në krye të Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kryeministri Edi Rama firmosi rikthimin e saj në krye të Inspektoriatit  Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Urdrhi mban datën 30 korrik. Dallëndyshe Bici do të zërë vendin e Ervin Hoxhës i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm pasi bëri dhe betimin tek presidenti Bajram Begaj. 

Dallëndyshe Bici u vendos në krye të Kadastrës, (Institucioni që bashkoi ALUIZNI-n dhe hipotekën) më 9 mars 2023, pasi kryeministri Rama shkarkoi nga ky post Artan Lamen që e drejtonte që prej marsit të vitit 2019

Lorena Goxhabelli, drejtuesja e re e Kadastrës 

Ndërkohë me largimin e Dallëndyshe Bicit, në krye të Kadastrës vihet Lorena Goxhabelli.

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.

Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 - 2011.

Në vitet 2014 - 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022.

Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.

Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë.

Aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare.

Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006.

Fusha e angazhimit: Këshillim ligjor i Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

 


Lajmi kryesor:

Emërimet/ Dallëndyshe Bici rikthehet te IKMT, Lorena Goxhabelli te Kadastra! Drejtori i KESH shkon te Agjencia e Burimeve Natyrore! Ja kush drejton Portin e Durrësit


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'