Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh për “A1Report!” se marrëveshja është historike: “ Është një ditë historike meqënëse është e para ndërmjet kryeministrave të dy vendeve. Nëpërmjet saj, Serbia njeh integritetin e Kosovës, sovranitetin, Kushtetutën, ligjet apo dhe fushat e tjera që janë diskutuar këto ditët e fundit.

Unë besoj se ajo ta ketë mbështetjen e të gjithë deputetëve; më gjërë do ta diskutojmë në Prishtinë. Ajo që ka ndodhur sot në Bruksel është një marrëveshje historike, që mbyll një konflikt shekullor ndërmjet dy shteteve”, - përfundoi Hoxhaj. – “Arritja e marrëveshjes do jetë një mbështetje e rëndësishme për shtetet që do ta njohin Kosovën dhe do të ketë efekte të tjera zinxhir”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)