Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE

Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE

Péter Sztáray

Hungaria po mban presidencën e radhës 6-mujore të Bashkimit Europian dhe për Péter Sztáray, ministrin e Shtetit për Politikën e Sigurisë, gjatë këtyre muajve janë bërë shumë përparime.

Gjatë një interviste për RTSH, ministri hungarez theksoi se janë bërë shumë hapa përpara për sigurinë dhe demokracinë.

Sigurisht, në këtë presidencë të dytë të Hungarisë kemi bërë shumë gjëra të rëndësishme për Bashkimin Europian sa i përket projektit të zgjerimit, mbrojtjes së demokracisë, rritjes së sigurisë në BE, emigracionit, por edhe sa i përket hapave ekonomikë. Gjatë presidencës tonë u arritën edhe hapa pozitive për Shqipërinë, siç ishte edhe hapja e diskutimit të grup-kapitujve të parë me BE-në dhe ne shpresojmë që shumë shpejt të vijojë edhe me hapjen e grup-kapitujve të tjerë”, u shpreh Péter Sztáray.

Takimi i pestë i Komunitetit Politik Evropian mblodhi së bashku liderë nga i gjithë kontinenti në Budapest, Hungari. Për ministrin Sztáray, udhëheqësit diskutuan sfidat e sigurisë së Evropës.

Në fakt, u zhvilluan takime të ndryshme ku morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve jo anëtare. Dhe për mua kjo është një formë e mirë për të folur për problemet. Në takim u diskutua për të ardhmen e Europës në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, migrimit të parregullt dhe çështjeve që lidhen me sigurinë ekonomike dhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT dhe tregtisë globale”, ka theksuar ai.

Sa i përket konfliktit në Ukrainë, ministri hungarez thekson se është shumë e nevojshme që palët të ulen në diskutime.

Konflikti në Ukrainë është sigurisht një shqetësim për të gjithë ne pasi prek kufijtë tanë dhe sjell një goditje shumë negative për ekonomitë tona përveç sigurisë. Ne duam paqe sa më shpejt, duhet që palët të fillojnë negociatat për paqe në mënyrë që në Europë të kthehet paqja, stabiliteti dhe siguria”, shpjegoi ai.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, ministri hungarez theksoi se ato janë tashmë prej shekujsh të mira.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira historikisht, dhe kjo vijon edhe me vizitat e kryeministrave që janë tregues të kësaj marrëdhënieje. Ne tashmë jemi të fokusuar në rritjen e marrëdhënieve tregtare mes nesh, pasi ka shumë kompani hungareze që po investojnë në Shqipëri dhe shpresojmë që shumë shpejt kompanitë shqiptare të vijnë dhe të arrijnë të investojnë në Hungari. Ministri i Shtetit për Politikën e Sigurisë, Péter Sztáray, ishte në Shqipëri ku mori pjesë në ministerialin e nismës së Europës Qendrore”, theksoi ministri hungarez.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë