TIRANE - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj mori pjesë dje në ditën e hapur për nxënësit e klasës së nëntë të organizuar në shkollën e mesme profesionale kombëtare në Kamëz. Gjatë këtij aktiviteti ministri i Arsimit u shpreh se të rinjtë që mbarojnë arsimin profesional kanë më shumë mundësi punësimi.
Vazhdimi prifileve të veçanta ju jep atyre mundësinë që pasi të mbarojnë shkollën profesionale të hyjnë më lehtë në tregun e punës. Tafaj deklaroi se pas mbarimit të shkollës, të rinjtë do të mbështeten me kredi apo dhe me grante për të hapur edhe bizneset e tyre.
"Ne do të mbështesim me përparësi nxënësit që përfundojnë shkollat profesionale, jo vetëm për punësimin e tyre në biznese duke marrë përsipër të gjitha kostot që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, nëse të rinjtë punësohen në një biznes, në tre vitet e para kostot e sigurimeve shoqërore i paguan qeveria, por ne do tu mbështesim ju pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale edhe me kredi, dhe me grante që të krijoni bizneset tuaja, të vetëpunësoheni", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.
Këto deklarata ministri Tafaj i bëri gjatë një vizite në shkollën profesionale në Kamëz. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënës nga shkollat 9-vjeçare të Paskuqanit dhe të komunave Zallher dhe Bërxull, mësues të këtyre shkollave, prindër dhe sipërmarrës nga biznesi.
Ministri Tafaj vuri në dukje ndryshimet e ndjeshme që kanë ndodhur në këtë shkollë, duke e krahasuar atë me disa vjet më parë, jo vetëm në lidhje me shtimin e numrit të nxënësve me rreth 60%, por edhe me shtimin e numrit të profileve të ofruara në këtë shkollë, me përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës.
Gjatë aktivitetit ministri i ka njohur nxënësit me degët e veçanta që ofrohen në të, si dhe risitë. Një nga të cilat është edhe dega e shërbimit social e cila është çelur vitin e kaluar. Në shkollën profesionale të Kamzës studiojnë rreth 1200 nxënës, një numër katër herë më i lartë krahasuar me disa vite më parë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com