Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë për një vizitë dy ditore, me ftesë të ministrit të Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj.
/Shqiptarja.com
Nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se gjatë kësaj vizite Collomb do të shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, kryebashkiak, drejtues të policisë franceze dhe gazetarë.
Collomb dhe delegacioni që e shoqëron në këtë vizitë do të zhvillojnë sot takime në Ministrinë e Brendshme me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.
Gjithashtu ministri francez do të zhvillojë edhe takime me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë grupi i deputetëve dhe kryetarëve të bashkive do të priten edhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com









