Merr fund ‘parajsa’ në Dubai? Ministri: Marrëveshja për ekstradimet do nënshkruhet pas disa javësh! Ndryshojmë edhe ligjin për Policinë

Parajsa për strehimin e kriminelëve shqiptar në Dubai, shumë shpejt do të marrë fund. Kështu bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se pas disa javësh do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku do të nënshkruajë marrëveshjen për ekstradimet, e cila do të mundësoj që ky vend të mos jetë më oaz shpëtimi për ata që kanë probleme me drejtësinë.

'Para disa muajsh, edhe ju nuk e besonit që ne mund të arrijmë të identifikojmë dhe më pas t’i ndalojmë persona  në vende me të cilat nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Gjej rastin t’i falënderoj autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese e EBA, me të cilët kemi një komunikim pothuajse të përditshëm, lidhur me identifikimin dhe gjetjen e personave të cilët kërkohen nga drejtësia. Këtu gjej rastin të nënvizoj për publikun, një përgjigje që shpeshherë e bëjnë shumë, edhe ju, edhe në studiot e darkave, se përse Policia e Shtetit po merret edhe me këta persona që nuk jetojnë në Shqipëri, apo që janë dhe në këto vende përfshirë dhe EBA.

Llogaridhënia duhet të jetë e njëjtë për çdo qytetar. Për  sa kohë që ka një vendim gjykate, sa kohë që je në kërkim, qoftë dhe policor, detyra e Policisë së Shtetit është që këta persona të gjenden dhe të vendosen para drejtësisë. Ne po punojmë me autoritetet e EBA, për të pasur sa më shpejt një marrëveshje ekstradimi. Pas disa javëve do të jem zyrtarisht në EBA për t’u takuar me autoritetet më të larta, qoftë në Ministrinë e Brendshme, qoftë në atë të Drejtësisë, për të finalizuar një marrëveshje, e cila të na mundësonte që edhe ky vend, të mos jetë më, le të themi, si një oaz shpëtimi për të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë. E vërteta është që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi dhe rezultate e këtyre ditëve po e konfirmojnë këtë gjë.'- tha Balla.

Nga ana tjetër, ministri Balla, bëri me dije se do të ndryshojë ligji për Policinë e Shtetit dhe se brenda pak ditëve drafti do të hidhet për konsultim publik. Sipas Ballës ndryshimet e reja do t'i japin rëndëi meritokracisë brenda në Policinë e Shtetit.

'Pas një kohë të gjatë nga ndryshimet e herëpashershme në ligjin për Policinë e Shtetit, ka lindur nevoja për të patur një ligj të PSH. Ju informoj se tashmë kemi një draft, i cili është na fazën përfundimtare të konsultimeve brenda për brenda Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, por po merr dhe opinionet e vyera të partnerëve me të cilët punon Policia e Shtetit. Besoj në pak ditë, drafti do të jetë i disponueshëm edhe për konsultime publike e për t’i dhënë rrugë pastaj miratimit në Qeveri dhe kalimit në Kuvend për miratimin përfundimtar. 

Ligji i ri i Policisë së Shtetit, duhet të garantojë një dinamizim të karrierës brenda PSH, duke i dhënë mundësi meritokracisë që të jetë dimensioni kryesor i të bërit karrierë brenda Policisë së Shtetit. Dua t’i garantojmë çdo punonjësi të ndershëm, profesionist të PSH të bëjë karrierë. E vërteta është se brenda PSH në këto vite ka patur një bllokim të karrierës në Polici. Ka plot oficerë të zotë, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë përpara me sistemin e gradave dhe kjo e pamundëson marrjen e përgjegjësive konkrete në funksione drejtuese dhe sikurse ka pasur një stagnatizim sa i përket le të themi ndryshimit të gjeneratave dhe në këtë aspekt mendoj që pas konsultimesh, pas një pune intensive të përditshme të kemi shumë shpejt një draft, i cili do të bëhet publik ku dhe ju dhe opinioni publik është i mirëpritur sepse në fund  të fundit konsultimet publike prandaj janë.  

Por unë mendoj që ligji i ri i Policisë së Shtetit i është referuar dhe eksperiencave më të mira. Duhet të na garantojë një Polici Shteti, e cila t’i përgjigjet kërkesave dhe pritshmërive të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar Policinë e Shtetit si institucioni më i besuar nga publiku në vend. Kështu që në këtë aspekt  do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që të presim dhe pak ditë sepse jemi në ato momentet e fundit. Është një ligj në kuptimin edhe për sa i përket numrit të neneve edhe për sa i përket ndryshimeve është një ligj, goxha i madh, e në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për ta bërë gati për t’iu nënshtruar konsultimeve publike.'- tha Balla.

Ministri tha po ashtu se së shpejti do hidhet në konsultim edhe Kodi Etik i Policisë së Shtetit.

'Sapo kam mbërritur nëse kujtoni në mes të muajit korrik kam kërkuar që Kodi Etik ekzistues të vendoset në dyert e çdo Komisariati. Kjo ka ndodhur, por tashmë pas shumë konsultimesh edhe për sa i përket Kodit Etik mendoj se ka shumë ide inovatore për t’u përfshirë. Është shumë e nevojshme të rregullojmë qasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për të parandaluar çdo lloj kontakti të papërshtatshëm, për të parandaluar çdo lloj komunikimi të papërshtatshëm, në mënyrë që të garantojmë që punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, apo edhe ata të PMNZSH, që hyjnë në juridiksionin e AMP, ta kenë të qartë që në ushtrimin e detyrës së tyre, duhet të parandalojnë çdo formë konflikti interesi, duhet të garantojnë punë me integritet të lartë, dhe po ashtu elementë të tjerë, që garantojnë sukses por edhe besueshmërinë e publikut Mos e harroni asnjëherë që aleati më i madh i Policisë së Shtetit në detyrën e vet, gjithmonë është publiku. Që të garantosh besimin e publikut duhet të punosh gjithmonë me integritet dhe me ndershmëri. Në këtë aspekt edhe kjo konferencë sot për llogaridhënien, i vlen ideve të reja për të çuar shumë shpejt për një diskutim tjetër publik kodin etik për Policinë e Shtetit.'- u shpreh Balla.

Të hënën u inauguruan në Bazën Ajrore të Kuçovës dronët “Bayraktar”. Por, a do të ketë Policia e Shtetit akses në përdorimin e tyre për nevojat e saj?

‘E vërteta është që ne shpeshherë, në punën e Policisë së Shtetit përdorim edhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura. Jo vetëm dronët, përdorim edhe helikopterët, por edhe kapacitete të tjera.’- tha Balla.

Ndryshimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit parashikojnë që kryepolici të zgjidhet me garë dhe emri më i kuotuar që do t’i kalojë ministrit, do të shkoj te Kryeministri për emërim. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe mundësia që çdo efektiv mbi 55 vjeç dhe që i ka shërbyer mbi 30 vite radhëve të policisë, ka mundësinë që të dalë në pension dhe të përfitojë 70% të pagës aktuale. Kjo mundësi do të jetë në dëshirën e efektivit, nëse dëshiron ose jo që të vazhdojë punën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/03/2024 12:02

    Mesa duket paskeni gjetur nje menyre per te shpetrblyer militantet e policise pasi stili vjeter me dhenie grade me vendim gjykate u bllokua si i paligjeshem.Bravo politika jone qe mendon nate e dite si tja fuse popullit te vet,Bravo

    Përgjigju
  • Tani: 05/03/2024 11:49

    O Landi kap ata qe jan ne kerkim dhe problematik ne shqiperi pastaj meru me dubain dhe cfare do shteti tjeter , nuk jam ne kundershtim te marreveshjes por meru me keta neshqiperi njiher, dhe di mir ti per ke po flasim

    Përgjigju
  • 313: 05/03/2024 11:31

    Rezidenteve te emiratit te dubait ti hani mütin. Do behen te gjith bashk edhe do ju nxjerrin ne opozite kshu qe rri mire mos na shit propagand te skadume ktu para zgjedhjeve.

    Përgjigju
    • Or tej: 05/03/2024 14:46

      Nuk kane cfare ti bejne sepse kane ikur nga Dubai ata problematiket or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim