Arrestimi i Albi Mecinit, Ministri i Brendshëm: Goditëm grup kriminal që pritet të zbardhë edhe vrasje e rrëmbime të tjera

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të japë detaje në lidhje me një operacion ku është goditur një grup kriminal, në fushën e vrasjeve, rrëmbimeve apo shpërthimeve me lëndë plasëse. Sipas Ballës, është bërë e mundur që të arrestohen disa persona si dhe janë parandaluar ngjarje të rënda kriminale.

 “Pak momente më pas do të viheni në dijeni në lidhje me një operacion që është në vijim nga policia për të goditur një grup të strukturuar kriminal mbi të cilën kemi dyshime se rëndojnë një sërë veprash të rënda penale që lidhen me vrasje, rrëmbim personi, me vendosje të lëndëve shpërthyese. Kemi arritur të arrestojmë disa persona dhe të sekuestrojmë lëndë të rrezikshme shpërthyese duke parandaluar disa ngjarje të rënda kriminale. E vërteta është se aksioni në fjalë ka një vlerë të rëndësishme për të sqaruar edhe vepra të tjera të renda penale”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

'Misteri'/ Albi Mecini arrestohet me 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse! I dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë! Tre në kërkim (EMRAT)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim

Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim