'Misteri'/ Albi Mecini arrestohet me 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse! I dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë! Tre në kërkim (EMRAT)

Policia ka rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar që mund të kenë rrëmbyer, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhorin, të dy me precedentë penalë, të zhdukur në Sarandë prej muajit prill të këtij viti.

Njëri prej të dyshuarve, Albi Mecini u arrestua sot (30 gusht 2023) gjatë megaoperacionit të koduar "Misteri" që parandaloi një vrasje në Fier. Ndërkohë një tjetër, gjithashtu i dyshuar si bashkëpunëtor në rrëmbim e dy miqve, u shpall në kërkim.

Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se një grup të dyshuarish do bënin vrasje me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve.

Policia thotë se në aksin “Mbrostar-Fier”, efektivët e Komisariatit të Fierit, Forcat Operacionale dhe “Shqiponja” ndaluan në një automjet Albi Mecinin, një 29-vjeçar me banim në Kamëz . Të riut iu gjetën 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me 21 kg lëndë plasëse artizanale të montuara me celularë për shpërthim në distancë.

Mecini u arrestua në flagrancë me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi, informoi sot policia e shtetit.

Policia zgjeroi kontrolloi në zonë, dhe gjeti një tjetër automjet, brenda të cilit 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 25 vjeç, nga Tirana, të cilët u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen të cilën ishin nisur ta kryenin por mbeti në tentativë. Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej pas atentatit të parandaluar, për ta djegur bashkë me mjetet e krimit dhe çdo gjurmë të autorëve.

 Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit Arafat Manërkolli, 27 vjeç, banues në Dibër dhe Ervis Cukali, 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Rrëmbimi i Sulovari dhe Thodhorit
Hetuesit kanë ngritur dyshime të arsyeshme bazuar në prova shkencore, se i arrestuari në flagrancë me çanta me tritol, Albi Mecini, është autor i dyshuar për dy zhdukjet në Sarandë të miqve Sulovari dhe Thodhori, ndaj të cilit Gjykata e Sarandës caktoi masë arresti me burg.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin Sebastian Lataj., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim"

Gjurmët e Mecinit
Por si u bë lidhja e tij, nga atentati i planifikuar me tritol me rrëmbimin e miqve në Sarandë?
Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë, Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.

Vilën e kishin gjetur me qira 500 euro. Përmes një agjenti imobiliar, Sofokli Baxheri 28 vjeç, i cili u arrestua dhe u la i lirë në fund të këtij korriku. Në pamjet ekskluzive të vilës që Report Tv solli atëherë, banorët e rinj të saj, autorë të dyshuar të rrëmbimit, kishin vendosur një rrjetë para portës që askush mos të shihte se çfarë ndodhte brenda. 
Sipas dëshmive, nga ajo banesë hynin e dilnin mjete të ndryshme si fuoristradë “Mercedes-Benz” G Class ngjyrë e zezë, furgon tip “Ford” ngjyrë e bardhë, fuoristradë “Peugeot” ngjyrë e kuqe si dhe autovetura “Mercedes-Benz”.

Në kërkim Sebastjan Lataj
Ndërkohë, policia zbulon se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 25 vjeç, gjithashtu nga Kamza, i cili u shpall në kërkim. Për të, policia nuk jep shumë detaje, por edhe ndaj tij gjykata dha arrest me burg në mungesë për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

I vetmi i arrestuar, Albi Mecini, ka qenë i dënuar më parë pasi ndihmoi në arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë në nëntor të vitin 2013, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Gorën. Gjitjashtu, 29-vjecari rezulton me precedentë të theksuar kriminalë në Angli dhe Francë, në krime kundër personit dhe trafikim narkotikësh.

I arrestuar
 Albi Mecini 
Në kërkim
Arafat Manërkolli
Ervis Cukali
Sebastian Lataj

Policia e Vlorës dhe e Fierit vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këto 2 raste.

Mecini ndihmoi Tafilin të ikte nga burgu
Albi Mecini ka qenë i dënuar më parë pasi ka ndihmuar të arratisen nga persona nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë në nëntor të vitin 2013, Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Goren. Mecini njihet dhe si krahu i djathtë i Admir Tafilit. 

Kush janë të zhdukurit në Sarandë?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

1693402318_page.jpg

Albi Mecini, lënda plasëse e sekuestruar më (30 gusht 2023) dhe Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Albi Mecini, miku i Admir Tafilit! Roli i 29 vjeçarit në arratisjen e bujshme të 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës në 2013

1693398299_albimecini001.jpg

(Albi Mecini në gjyq pasi u arrestua si bashkëpunëtor në arratisjen e 4 të dënuarve përjetë nga burgu i Drenovës,  23 nentor 2013)

Albi Mecini, 29 vjeçari njeriu që akuzohet se është një nga rrëmbyesit e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit në prill 2023 është një ndër njerëzit e besuar të Admir Tafilit I dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2013 Mecini ndihmoi Tafilin të arratisej së bashku me 6 të dënuar të tjerë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Arratisja e bujshme ndodhi 10 vite më parë në 23 nëntor 2013.

Katër prej tyre: Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Artur Gora arritën të arrestoheshin një ditë më pas ndërsa ia dolën të iknin Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula.

Në atë kohë u arrestuan si organizatorë të arratisjes Ervis Lami, Olsi Maçi dhe Albi Meçin. Dy të fundit ishin nga Shkodra. Dy të arrestuarit kishin zhvilluar takime të shumta muajt e fundit me të dënuarit që janë arratisur. Pesë minuta para arratisjes, brenda burgut u dëgjua shpërthim, dhe më pas ndodhi dhe arratisja.

Ervis Lami akuzohej atëherë se kishte shpërthyer granatën për të tërhequr vëmendjen e policisë së Korçës, ndërsa dy të tjerët, Albi Mecini e Olsi Maci hapen zjarr në ajër në afërsi të burgut, për të dhënë sinjalin e nisjes së planit për arratisjen. Të burgosurit kanë qenë të armatosur në momentin kur kanë arritur të dalin nga burgu  dhe kanë marrë makinën e kryeplakut të fshatit Drenovë dhe janë larguar. 

Më 26 nentor 2013 para gjykatës ku dolën të arrestuarit, mes tyre dhe Albi Mecini (ne foton lart) Admir Tafili mori përsipër organizimin e arratisjes. 

Admir Tafili, është i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e vëllezërve Petrjushi në 2011, dhe plagosjen e ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi.

Fran Marashi është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997, ku në një restorant mes militiantëve të partive u vranë 20 vetë.

Artur Gora ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri policie në Pojan të Korçës. Ai u ndalua në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, saktësisht në Dishnicë, afër banesës së tij, në një taksi.

Edhe Gëzim Guri ishte I dënuar me burg përjetë.

Aktualisht Admir Tafili ndodhet në burgun e Burrelit duke vuajtur dënimin.

Ora 15:28
FOTO e arrestimit/ U kap me 21 kg lëndë plasëse, Albi Mecini dyshohet se do kryente atentat ndaj një emri të njohur të botës së krimit në Fier

1693402124_albimecini.jpg

Report Tv mësohet se Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.

Burime pranë policisë e mbajnë të fshehur identitetin e tij në kuadër të hetimeve.

Albi Mecini, i cili njihet dhe si krahu i djathtë i Admir Tafilit, u ndalua sot (30 gusht 2023) në aksin “Mbrostar-Fier”. Të riut iu gjetën 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me 21 kg lëndë plasëse artizanale të montuara me celularë për shpërthim në distancë pranë makinës së tij.

Rezulton që Albi Mecini të jetë me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Ndërkohë lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.

Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë, Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.

Brenda automjetit të sekuestruar janë përftuar profile gjenetike ADN-së, të cilat bënë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve.

 

 

Ora 14:18
Arrestimi i Albi Mecinit, Ministri i Brendshëm: Goditëm grup kriminal që pritet të zbardhë edhe vrasje e rrëmbime të tjera

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të japë detaje në lidhje me një operacion ku është goditur një grup kriminal, në fushën e vrasjeve, rrëmbimeve apo shpërthimeve me lëndë plasëse. Sipas Ballës, është bërë e mundur që të arrestohen disa persona si dhe janë parandaluar ngjarje të rënda kriminale.

 “Pak momente më pas do të viheni në dijeni në lidhje me një operacion që është në vijim nga policia për të goditur një grup të strukturuar kriminal mbi të cilën kemi dyshime se rëndojnë një sërë veprash të rënda penale që lidhen me vrasje, rrëmbim personi, me vendosje të lëndëve shpërthyese. Kemi arritur të arrestojmë disa persona dhe të sekuestrojmë lëndë të rrezikshme shpërthyese duke parandaluar disa ngjarje të rënda kriminale. E vërteta është se aksioni në fjalë ka një vlerë të rëndësishme për të sqaruar edhe vepra të tjera të renda penale”, tha Balla.

Ora 13:52
Si u zhdukën Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari! Ende asnjë gjurmë nga dy miqtë që u panë përherë të fundit në fshatin Çukë të Sarandës

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej 5 muajsh dhe ende nuk dihet fati i tyre.

Dy 46 vjeçarët rezultuan të zhdukur prej 7 prillit të këtij viti. Banorët jashtë kameras treguan për Report TV se ditën e enjte 6 prill, rreth mesditës Fatmir Sulovari kishte shkuar për të takuar Leonard Thodhorin që banonte në fshatin Çukë. Të dy kanë pirë kafe në lokal, kanë qendruar 40 minuta, kanë qerasur me pije freskuese disa fëmijë që ndodheshin rastësisht aty dhe janë larguar nga fshati.  Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur. Policia e Sarandës kreu disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Ora 13:50
U arrestua për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit, në 2013 Albi Mecini ndihmoi Admir Tafilin të arratisej nga burgu

1693398469_78787.jpg

Albi Mecini

Albi Mecini i cili u arrestua sot për akuzën e rrëmbimit të shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit rezulton të ketë ndihmuar Admir Tafilin, Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe Artur Grorin të arratisen nga burgu Drenovës në vitin 2013.

29 vjeçari  banues në Kamzë u kap sot  me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Njoftimi i plote i policise 30 korrik 2023 

Fier/Finalizohet megaoperacioni policor i koduar “MISTERI”.

Policia parandalon një ngjarje shumë të rëndë kriminale dhe njëkohësisht zbardh një tjetër ngjarje kriminale.

Me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 shtetasve, për largim nga IEVP-ja.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e 29-vjeçarit, me të cilët ky shtetas do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse.

29-vjeçari i arrestuar me çanta me lëndë plasëse, dhe një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia, janë të dyshuar dhe për rrëmbimin e shtetasve Leonard Thodhori. dhe Fatmir Sulovarit, të kryer në Sarandë, më datë 09.04.2023.

Si rezultat i punës intensive dhe të pandërprerë të kryer për parandalimin e ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses megaoperacionin policor të koduar “MISTERI”.

-Në kuadër të këtij megaoperacioni, në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, shërbimet e Forcës se Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Kamzë, me 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u kap shtetasi A. M., u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit A. M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Policia sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

-Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve L. Th. dhe F. S., zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Për shtetasit A. M. dhe S. L., ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” .
Strukturat hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe strukturat hetimore të dvp-ve Fier dhe Vlorë, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këto 2 raste.

 

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 31/08/2023 06:48

    Lume komentesh kur policia vendos nje gjobe. Kur kapet ky me 21 KG tritol, hic asgje. Bidonat me benzine zakonisht merren per te mos ndaluar neper pika karburanti pas atentatit, por edhe per te djegur mjetet. Pra nese policia nuk do punonte sot do kishim lajme per dorheqje dhe urrejtje per policine. Por askush nuk i lavderon.

    Përgjigju
  • Iris: 31/08/2023 01:31

    Mecinin e kishte marre malli te ndante nje kafshate buke e nje cigare me shoket /e perjetshem/!Ketyre Cukaleve u doli prape emri.

    Përgjigju
  • Kapo: 30/08/2023 21:32

    Kur ka ndonje lajm per vrasje nga Shkodra ose Vlora ketu eshte lum me komente. Mesoni nga Fieraket,nuk flasin nuk ekspozohen.

    Përgjigju
    • Shkodra: 30/08/2023 22:38

      Ke te drejte!Ktej ne Shkodren tone gjinia ma kurve jane meshkujt

  • Fieri: 30/08/2023 19:40

    Ne fier ka shume te forte, kosovar e fierak e skrapallinj e beratas e lushnjar dhe tropojan ka... te gjithe kto jane te forte ne fier Dhe quhen FIERAKE ! Per ke e ka pase ky 21 kg tritol qe shembin nje godine 20 katshe.....?!

    Përgjigju
    • Laluci: 30/08/2023 21:10

      Quhen laluce ato ne fier

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!