Ministri i Brendshëm nga Vlora optimist: Jemi në rrugë të mbarë për të prerë fijet brenda Policisë që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë

Ndërprerja e fijeve që lidhin policinë me grupe kriminale mbetet një ndër prioritetet e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në detyrën e tij

“Në shumë vite kemi pasur problematika, që lidheshin me rrjedhjen e informacionit brenda strukturës së Policisë së Shtetit dhe kjo sillte për pasojë edhe dështimin e operacioneve tona policore. Mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të prerë fijet brenda Policisë së Shtetit që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë aksionet e Policisë së Shtetit” u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla sot nga qyteti i Vlorës ku ndodhej në një takim me  strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sot është një ditë, kur 20 vite më parë humbi jetën në krye të detyrës komisar Gani Malushi, e po ashtu, 14 vite më parë, humbën jetën 4 oficerë policie gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit, dhe në një ditë si kjo, lufta për të ndalur  

Do të vazhdojmë procesin e vetëpastrimit brenda Policisë së Shtetit dhe të jeni të sigurt që kjo do të na sjellë rritjen e besimit të qytetarëve" theksoi më tej ministri Balla, duke kujtuar 20 vjetorin e  vrasjes së komisar Gani Malushit në krye të detyrës e po ashtu, 14 vite më parë, humbën jetën 4 oficerë policie gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit.

Ministri Balla përgëzoi të gjitha njësitë e Policisë së Shtetit që janë të angazhuara drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polo: 07/08/2023 23:56

    Varet se kush të beson!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza, të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes