Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi, si dhe drejtues të institucioneve vendore.
Ministri Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, investime të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2024.
"Vëmendja e qeverisë ka qenë e lartë. Janë financuar një sërë projektesh, dhe do të vazhdojë të jetë mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion të rëndësishëm. Tropoja është e bekuar nga zoti, me pasuritë natyrore, me njerëz të mirë, punëtorë, t'i shfrytëzojmë këto për ta kthyer në destinacion të agroturizmit", tha Balla.
Dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 vizitorë. Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe nga ana tjetër, hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojë.
Ambicia është që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe prandaj do të vazhdojmë të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime, nënvizoi ministri i Brendshëm.
Tropoja është një nga bashkitë me nivele shumë të ulëta kriminaliteti gjatë 2023.
"Si ministër i Brendshëm do doja të dëgjoja shqetësimet tuaja, - tha Balla, duke shtuar se - Paketa e Sigurisë në shkolla mbetet prioritet kryesor, por edhe që në Alpet tona të bukura të mos shfaqet fenomeni i lëndëve narkotike, dhe çdo lloj paligjshmërie t'i japim përgjigjen e duhur", shtoi ministri.
Kryetari i Bashkisë u shpreh se Tropoja kaloi një periudhë të vështirë të 1997, që i kushtoi shumë, por sot është ndër qytetet më të qeta dhe të sigurta në vend.
S.S/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ ‘Voto numrin 5 në 11 maj’, Rama: Të ndezim yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar
28 Mars, 09:20
-
‘Toka në Shkollë’, kryeministri Rama: Nxënësit mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë dhe korrur prodhime të freskëta
28 Mars, 07:59
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame, kandidatët e mi s'kanë lidhje me 313
27 Mars, 22:43
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim
27 Mars, 22:07
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Kreshnik Spahiu: Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?
27 Mars, 17:41
-
Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet
27 Mars, 16:38
-
‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës
27 Mars, 13:48
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05
-
Rama-investitorëve të huaj: Investoni në Shqipëri! Blini sot qoftë edhe një gur, nesër do të jetë vonë! Pjesa më e mirë janë malet
27 Mars, 11:51