Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është nisur sot për vizitë zyrtare në Spanjë, ku do të pritet nga homologu i tij Rafel Catala.

Naço do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë dhe në fokus të bisedave do të jetë forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe asistenca spanjolle në fushën e reformimit të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Zyrës së Kryeprokurorit etj.

Me rëndësi do të jenë edhe diskutimet për bashkëpunim në sistemin e drejtësisë, reformat në këtë sektor në kuadër të luftës kundër korrupsionit lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri Naço do të takohet edhe me Prokurorin  e Përgjithshëm të Holandës dhe të tjerë zyrtarë të lartë.

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)