Ministri i Drejtësisë revoltohet me komentuesin: Shumadin zeza, je gjakpërzier! Më dukesh si ata që nuk i kanë dashur kurrë shqiptarët bashkë

Ministri i Drejtësisë revoltohet me komentuesin: Shumadin zeza, je gjakpërzier! Më dukesh si ata që nuk i kanë dashur kurrë shqiptarët bashkë

Ulsi Manja

Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja nuk e shohim shpesh të përplaset me ndjekësit në Facebook, por komenti “bërllok” e ka nxitur që të reagojë. Në një prej postimeve ku flet për legalizimin e kanabisit, një qytetar nga Maqedonia e Veriut i shkruan “Hup more bërllok (Shko more plehrë).”

Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak ministrit të Drejtësisë, i cili i tha se zgjodhi t’i kthejë përgjigje vetëm se i duket si ata shqiptarët gjakpërzier që nuk i kanë dashur kurrë shqiptarët të gjithë bashkë.

“Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje”, shkroi Manja.

Manja i thotë se duhet të mësojë të shkruajë shqip para se të hyjë në faqen e tij të Facebook dhe i kërkon të mos ia njollosë sepse e përdor për të biseduar me miq e shokë.

Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je, as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet !”, përfundoi ministri Manja.

1653199505_f6f3b4e896baea49731e8ff2087a0672.png

Komenti në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët