Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja po zhvillon një vizitë në SHBA, ku ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ministri Manja ka publikuar në Facebok një foto më Blinken dhe thekson se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që SHBA ka dhënë në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

‘Në përmbyllje të një jave të suksesshme takimesh në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan. Në këtë takim i shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.’- shkruan Manja.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prej ditësh ndodhet në SHBA. Pak ditë me pare ai u takua me Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Manja zbuloi se kishte biseduar me Robinson për rezultatet e reformës në drejtësi, çrrënjosjen e korrupsionit si dhe rritjen e standardeve të sigurisë në sistemin penitenciar