Ministri i EBA, bin Zayed: Siria
nuk ka nevojë për kosovarët!

Ministri i EBA, bin Zayed: Siria<br />nuk ka nevojë për kosovarët!
PRISHTINE - Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shkojnë për të luftuar në Siri, pasi sipas tij as Siria nuk ka nevojë për ata. Këtë deklaratë kryediplomati i EBA-ve e bëri pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në Prishtinë.
 
Ne nuk e shohim për Sirinë që të ketë çfarëdo luftëtari të huaj. Pjesëmarrja e luftëtarëve të huaj në Siri e ka vështirësuar gjendjen atje. Po ashtu kemi parë në shumë vende tjera se akëta luftëtar kur janë kthyer në vendet e veta, janë shkaktuar probleme tjera, e shembulli më i mirë për këtë është Afganistani”, theksoi Abdullah bin Zayed Al Nahyan, shkruan Zëri.
 
Ndërsa ministri Hoxhaj tha se: “Sa i takon pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në aktivitete luftarake në Siri dhe përtej Sirisë, më lejoni ta ripërsërisë se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka sjellë projektligji i cili e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova në ndonjë aktivitet luftarak qoftë në Siri apo diku tjetër në Botë”.
 
“Kosova është shembull i mirë me të gjithë partnerët duke përfshi edhe Emiratet e Bashkuara Arabe sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe në këtë temë ne do të jemi të vendosur çdo herë”, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj