Ministri i Jashtëm danez, Lidegaard:
Danimarka gati të njohë Palestinën

TIRANË - Disa zyrtarë të qeverisë daneze me deklaratat e tyre kanë paralajmëruar se Danimarka do të njohë Palestinën si shtet të pavarur.
 
Parlamenti i Danimarkës më parë ka refuzuar propozimin e Partive të krahut të majtë në të cilin kërkohej njohja e Palestinës.
 
Nga ana tjetër, Ministri İ Jashtëm i Danimarkës Martin Lidegaard ka deklaruar se shteti i tij është një hap përpara drejt njohjes së pavarësisë së Palestinës.
 
Siç shkruan "TheLocal", Lidegaard theksoi se Danimarka është e gatshme të njohë Palestinën, madje, dhe pa arritjen e zgjidhjes së problemeve mes saj dhe Izraelit.
 
"Ne kemi të njëjtin qëndrim si shumë vende të tjera të cilat konsiderojnë se ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Nuk mendoj se kjo do të ndodhë tani, por nuk mendoj as se ne duhet të presim deri pas përfundimit të procesit të paqes", tha Lidegaard për mediat daneze.
 
Pas kësaj, në ‘Twitter’ profilin e tij ka shkruajtur se "mbështet" njohjen e Palestinës, por "vetëm kur kjo do të mund të kontribojë për paqe".
 
Organizata "ActionAid Denmark" (Mellemfolkeligt Samvirke) të enjten dorëzoi peticionin me 35.000 firma në të cilin i bëhet thirrje Danimarkës të pranojë Palestinën./ Anadolu Agency/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve