Ministri i Jashtëm serb: Nuk do
ta lejojmë Kosovën në OSBE

BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiç, në një intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung”, ka thënë se Kosova nuk do të pranohet në OSBE, derisa Serbia të jetë kryesuese më 2015. Kur është fjala për pengesat lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Mërkiç ka theksuar se ato ekzistojnë dhe do të ekzistojnë.

”Nuk është e thjeshtë që të zbatohet në praktikë diçka që para disa muajsh, për të mos thënë para një apo dy viteve as që ka mundur të paramendohet. Ky është gjithnjë e më shumë proces dinamik. Gjithherë implementimi është më i vështirë se arritja e marrëveshjes”, ka deklaruar kryediplomati serb.

”Kemi arritur që të bisedojmë për format. Nuk do ta arrijmë për çdo detaj të gjejmë pajtimin, mirëpo po arrijmë avancime dhe po i afrohemi pajtimit final për implementim”, ka theksuar Mërkiç, transmeton B92.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës