Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, si dhe ndryshimi dhe progresi i bërë në vend, ka qënë tema e bisedimeve gjatë takimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Suedisë, Karl Bilt, me Ministrin Bushati. Homologu suedez i ka shprehur vlerësimin e tij Bushatit për ecurinë e procesit zgjedhor.
Takimi mes ministrave të Jashtëm të dy vendve është zhvillluar gjatë pjesëmarrjes në Forumin Kroat me temë “Siguria e Energjisë Europiane” që po zhvillohet në Dubrovnik.
Pas takimit, ministri suedez Bildt është shprehur në rrjetin social “Twitter” se “U ulëm për të biseduar me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Ditmir Bushati dhe e përgëzova për zgjedhjet, ndryshimin e qeverisë dhe progresin”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com