Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën dhe Serbinë

Ministri i Jashtëm gjerman viziton Kosovën dhe Serbinë

Ditën e nesërme ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas do të vizitojë Prishtinën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme gjermane dhe një ditë më vonë, Maas do të vizitojë Beogradin.

Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, për dialogun  dhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas publikimit të të ashtuquajturës “non-paper”, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar dhe mund të ketë ndryshim të kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç kanë raportuar disa media, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, të ashtuquajturën “non-paper”, por që deri tani nuk është konfirmuar nga asnjë vend i BE, në përjashtim të konfirmit nga Kryeministri Edi Rama .

Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me këto raportime dhe i ka hedhur poshtë këto ide.

“Qeveria gjermane hedh poshtë idenë për ndryshim të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor. Këto ndryshime të kufijve me siguri do të rrisnin jo stabilitetin në rajon, duke shkaktuar kriza të reja”, është thënë javën e kaluar në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë.

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth ka thënë përmes një postimi në Tëitter se e konsideron idenë e ndryshimit të kufijve si të “rrezikshme”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja