Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov: Rusët e dëbuar nga Holanda ishin në “udhëtim rutinë”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov: Rusët e dëbuar nga Holanda ishin në “udhëtim rutinë”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka njoftuar këtë të hënën se dëbimi i katër agjentëve të dyshuar rusë nga Holanda, në muajin prill, ka qenë “keqkuptim” dhe se vizita e tyre ka qenë “udhëtim rutinë”.

Gjatë një konferencë për media Ministri i Jashtëm i Rusisë u shpreh se:

Nuk kishte asnjë sekret në lidhje me udhëtimin e specialistëve tanë në Holandë, ka qenë një udhëtim rutinë. Ata nuk janë fshehur kur janë regjistruar në hotel, ose kur kanë shkuar në aeroport, ose kur kanë shkuar në ambasadën tonë.

Ata janë arrestuar pa shpjegim dhe u është kërkuar të largohen. Është dukur si një keqkutim.

                              Sergei Lavrov

Holanda ka bërë të ditur të enjten e kaluar, se ka dëbuar agjentë të inteligjencës ushtarake ruse GRU në muajin prill, për, siç ka njoftuar, komplotimin e sulmeve kibernetike në Agjencinë për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë.

Po në të njëjtën ditë, Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar shtatë zyrtarë të GRU-së për, siç u tha, sulme kibernetike mbi agjencitë kundër dopingut dhe të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion