Ministri i Jashtëm i Serbisë në SHBA, vizitë treditore në Uashington

Ministri i Jashtëm i Serbisë në SHBA,  vizitë treditore në Uashington

Ministri i Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç

Më 31 janar, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, nisi vizitën e tij treditore në Uashington, ku do të takohet me disa zyrtarë vendas dhe do të marrë pjesë në “Lutjen e Mëngjesit.”

Në agjendën e tij të takimeve gjatë këtyre tri ditëve, Daçiç pritet të takojë Derek Chollet, këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit si dhe Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Më 2 shkurt, ditën e fundit të qëndrimit të tij në Uashington, Daçiç do të marrë pjesë në “Lutjen e Mëngjesit”, e cili tradicionalisht mbahet të enjten e parë të shkurtit dhe është krijuar për të mbledhur presidentin amerikan, anëtarët e Kongresit, përfaqësues të tjerë politikë dhe ndërkombëtarë me qëllimin e lutjes së përbashkët.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve!  Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës