
Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar të hënën refuzoi të deklaronte nëse Nju Delhi do të votojë për të dënuar aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia në një seancë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë.
"Si çështje maturie dhe politike, ne nuk i parashikojmë votat tona paraprakisht", tha Jaishankar në një konferencë shtypi me Ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Penny Wong në Canberra.
Ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Jaishankar po viziton Australinë për Dialogun Kuadër vjetor të Ministrave të Jashtëm.
OKB-ja pritet të votojë të mërkurën mbi një rezolutë që dënon aneksimin e fundit të provincave të Ukrainës nga Rusia, për të cilin thotë se shkel ligjin ndërkombëtar.
Jaishankar tha të hënën: “India ka qenë shumë e qartë kundër konfliktit në Ukrainë dhe se vendi beson se lufta nuk i shërben interesave të askujt, as pjesëmarrësve dhe as të komunitetit ndërkombëtar”.
Lajmi kryesor:
Mblidhet OKB për aneksimet ruse, Kievi: Rusia do të na kthejë në kohën e Hitlerit! Hakmarrja e Putin për urën e Krimesë, 84 raketa godasin Ukrainën (VIDEO)











