Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, për të diskutuar zhvillimet e fundit rajonale.
Transmetuesi iranian IRIB, duke raportuar për telefonatën, tha se Araghchi e informoi homologun e tij mbi atë që ai e përshkroi si "shkelje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara" dhe ia atribuoi trazirat në Ngushticën e Hormuzit "paligjshmërisë dhe aventurizmit ushtarak" të SHBA-së.
Lajmi kryesor:
Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni replikon: Është vetëmbrojtje









