Foto: Abbas Araghchi

Irani është gati të mbrohet "një mijë përqind" dhe qytetarët iranianë "nuk i përkulen kurrë presionit", pavarësisht "taktikave" dhe "mashtrimit" të Shteteve të Bashkuara, tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një postim në X.

"Sa herë që vihet në tryezë një zgjidhje diplomatike, Shtetet e Bashkuara nisin një aventurë ushtarake të pamatur. A është thjesht një taktikë e verbër për të ushtruar presion? Apo është mashtrimi i një sabotatori që dëshiron ta tërheqë presidentin amerikan në një moçal të ri edhe një herë? Cilado qoftë arsyeja, rezultati është gjithmonë i njëjtë: iranianët nuk përkulen kurrë nën presion, por është gjithmonë diplomacia ajo që humbet", shkroi Araghchi.

Ministri më pas mohoi disa informacione që i atribuohen CIA-s në lidhje me aftësitë ushtarake të Teheranit, duke deklaruar se agjencia amerikane "gabohet".

 "Rezervat tona të raketave dhe kapaciteti i lëshuesve nuk janë në 75 përqind të asaj që ishin më 28 shkurt; Shifra e saktë është 120 përqind. Dhe gatishmëria jonë për të mbrojtur popullin tonë: 1000 përqind!", përfundoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rriten tensionet në Hormuz, amerikanët godasin objektivat ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi është shkelur! SHBA: Është vetëmbrojtje