Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar deklaroi se Izraeli po "u jep një shans opsioneve diplomatike me Iranin; nëse negociatat dështojnë, ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak".
Në një intervistë me rrjetin televiziv saudit Al Arabiya, ministri i Jashtëm izraelit deklaroi gjithashtu se Izraeli do t'u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut siç e konsideron të përshtatshme.
"Ne do të tërhiqemi nga Libani kur të ketë autoritet efektiv qeveritar dhe ushtarak libanez; ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak me Iranin nëse negociatat amerikane dështojnë", specifikoi Sa'ar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump poston foto me automatik në dorë dhe kërcënon Iranin: Merrni masa! Teherani: Veprime të papara ushtarake për t'iu kundërvënë bllokadës së SHBA-së









