Ministri i Jashtëm kroat, thirrje 5 vendeve të BE të njohin pavarësinë e Kosovës: Ndihmon në stabilizimin e rajonit

Ministri i Jashtëm kroat, thirrje 5 vendeve të BE të njohin pavarësinë e Kosovës: Ndihmon në stabilizimin e rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme kroat, Gordan Grlic Radman

Kroacia po u bën thirrje pesë vendeve të BE që të njohin pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për mediat, ministri i Punëve të Jashtme kroat, Gordan Grlic Radman u shpreh se një veprim i tillë me siguri nuk do t’i pëlqente Serbisë, e cila refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ramadan u shpreh se njohja e pavrësisë do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës.

“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE të njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës”, tha Grlić Radman për gazetarët.

Sot, Ramadan po merr pjesë në një konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, ku do të diskutohet edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Ministrit të Jashtëm Kroat Ministri tre çështje janë thelbësore për stabilitetin e rajonit:

Respektimi i integritetit territorial të shteteve,

Barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve,

Vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet, dmth pa rivendosur kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit me qarkullimin e non-paper”, tha Grlić Radman.

Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, e cila është njohur nga rreth njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e BE-së përveç Qipros, Greqisë, Rumanisë, Spanjës dhe Sllovakisë.

Çfarë është non-paper dhe çfarë parashikonte?

Ky term përdoren në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper" është dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike.

Mediat sllovene publikuan një dokument “non-paper”, që u tha se kryeministri slloven, Janez Jansha, i ka dërguar Këshillit Evropian. Në këtë dokument flitej lidhur me propozimin e supozuar të Janshës për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon. Sipas përmbajtjes që u publikua në media, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez