Ministri i Jashtëm spanjoll viziton Kievin, Albares: Spanja do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës

Ministri i Jashtëm spanjoll viziton Kievin, Albares: Spanja do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës

1667418823_JoseManuelAlbares.PNG

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares udhëtoi për në Kiev ditën e sotme, i cili deklaroi se Spanja do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës.

"Unë u preka nga shkatërrimi që kemi parë sot në Kiev dhe në qytetin e Makariv. Spanja do të kontribuojë në rindërtimin e infrastrukturës, kulturës dhe trashëgimisë së Ukrainës", shkroi në Twitter Albares, i cili vizitoi disa zona të kryeqytetit ukrainas të shkatërruar nga forcat ruse.

Në emër të Spanjës, ai dorëzoi 30 autoambulanca të pajisura për mjekim urgjent për gratë shtatzëna dhe lindje. Ai do të takohet gjithashtu me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba dhe kryeministrin Denys Shmyhal.

Albares është ministri i parë spanjoll që viziton Ukrainën që nga udhëtimi i kryeministrit Pedro Sanchez në muajin prill. Gjatë asaj vizite, Sanchez premtoi se Spanja do të dërgonte zyrtarë në Ukrainë për të hetuar krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. 

"Agjentët përfshijnë ekspertë mjeko-ligjorë të cilët do të ekzaminojnë trupat e vdekur dhe janë të trajnuar për të krijuar modele 3D të objekteve të bombarduara. Ata gjithashtu do të hetojnë materialet, armët dhe pajisjet shpërthyese të përdorura dhe do të mbledhin informacion mbi individët ose grupet përgjegjëse për krime të rënda", deklaroi Ministria e Brendshme e Spanjës.

Ambasadori ukrainas në Spanjë, Serhiy Pohorelzew, kritikoi Madridin në gusht për mos dërgimin e mjaftueshëm të armëve në Kiev, por në muajt e fundit ndihmat janë rritur tej mase.

Në fund të tetorit, ministri ukrainas i mbrojtjes i tha homologut të tij spanjoll se Spanja ishte "kombi i parë që iu përgjigj" thirrjeve të Kievit për gjeneratorët e energjisë elektrike.

Spanja ka rënë dakord të dërgojë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore Aspide dhe Hawk në vend. Dhjetra ushtarë ukrainas po marrin gjithashtu trajnime se si të përdorin sistemet e avancuara të raketave në një bazë ushtarake spanjolle në Zaragoza.


Lajmi kryesor:

Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)