Ministri i Jashtëm turk takim me homologun e tij nga Emiratet: Diskutuam për zhvillimin rajonal

Ministri i Jashtëm turk takim me homologun e tij nga Emiratet: Diskutuam për zhvillimin rajonal

Mevlüt Çavuşoğlu

Ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) u takuan për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu u takua me homologun e tij nga Emiratet, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, gjatë vizitës tre-ditore në EBA.

"Ne diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin rajonal, duke përfshirë sulmin në vazhdim e sipër rus ndaj Ukrainës", shkroi Çavuşoğlu në Twitter.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu mënyrat për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe energjisë.

Lidhjet midis Turqisë dhe botës arabe po shënojnë përmirësim pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara.

Vizita e Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në nëntor 2021 çoi në shpalljen e një fondi prej 10 miliardë dollarësh për investime në Türkiye. Të dy vendet nënshkruan gjithashtu disa marrëveshje për energjinë, mjedisin, financat dhe tregtinë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vizitoi gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt, ku të dy vendet nënshkruan 13 marrëveshje në fusha të ndryshme.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë