1646100857_620b7abce67f2.png

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka shkruar pak më parë se Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i kishte ofruar vendit të tij, i cili është nën sulm nga Rusia, më shumë mbështetje në formën e sanksioneve dhe armëve. Kuleba dhe Blinken patën një bisedë telefonike. 

"Unë theksova se Ukraina dëshiron paqen, por për sa kohë që ne jemi nën sulmin e Rusisë, ne kemi nevojë për më shumë sanksione dhe armë. Sekretari më siguroi për të dyja. Ne koordinuam hapat e mëtejshëm", tha ai.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank