Koka thotë se si ministër Mjedisi propozoi transferimin 100% te pyjeve te pushteti vendor, me qëllimin e vetëm për t'i sjelle ato sa me pranë përdoruesit tradicional dhe fuqizuar ekonomikisht Bashkite e popullatën me kete aset te vyer ekonomik, ndërsa akuzon Ramën për arrogancë dhe aleanca kundër qytetarëve, për të cilën sipas tij do të marrë ndëshkimin e merituar në 25 qershor.
Në fund të statusit të tij, i pari i LSI në qarkun e Durrësit ka edhe një mesazh të koduar për Ramën, duke i kujtuar 2009.
Akuzat dhe kundër akuzat vijnë në kulmin e fushatës, teksa Rama dhe Basha dje bërën thirrje për shtypjen e LSI me votë duke e cilësuar si shushunjë, ndërsa Meta reagoi duke deklaruar se dy ish-emigrantët bënë marrëveshje për të vjedhur si shushunjat shqiptarët me koncesionet.
Statusi i Kokes
Nga portalet e “Timonierit” u njoha sot me “protesten” e banoreve te Borshit, per pseudomarreveshjen e Ministrise se Mjedisit dhe Bashkise Delvine per t’iu “rrembyer” banoreve malin, pyllin & kulloten!
Ne kohen kur une si Minister Mjedisi propozova transferimin 100% te pyjeve te pushteti vendor, me qellimin e vetem per t’i sjelle ato sa me prane perdoruesit tradicional e fuqizuar ekonomikisht Bashkite e popullaten me kete aset te vyer ekonomik, “Timonieri” habitej se si UNE kisha ne vizionin tim Decentralizimin, se si UNE kerkoja te transferoja e t’i hiqja vetes pushtet, pasi qasja e Kryeministrit eshte Centralizimi i plote i pushteteve
Ne keto 4 vite si Minister Mjedisi kam punuar me perkushtim, qe brezat e ardhshem te jetojne ne nje mjedis te ndryshem nga ai qe trasheguam fale papergjegjshmerise per me shume se 2 dekada.
Ne asnje rast UNE, Forca Politike LSI, kolege te mi Ministra te kesaj force politike qe ne perfaqesojme , nuk mund asesi te benim ne 4 vite qeverisje , aleance kundra qytetareve; ate cka “Timonieri” beri per plot 4 vite me rradhe , duke u perpjekur te verboje qytetaret me shkelqimin e rreme te fasades e propagandes.
Shqiptaret do te ndeshkojne me vote ne 25 Qershor arrogancen, makuterine, hajduterine dhe mashtrimin
Ne fund, dua te te rikujtoj serish vitin 2009, sic bera disa dite me pare, ndaj te ftoj te reflektosh, pasi kete here ndryshe nga atehere, nuk do te ta bej favorin te ta them c’te pret.
#LSIForceePare
dy.b/shqiptarja.com