Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ditën e sotme ka deklaruar se Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s. Kjo deklaratë e fortë e Vulin u bë këtë të mërkurë gjatë një konference të mbajtur në Moskë, ku tha se Serbia do të mbetet një vend ushtarakisht neutral.

"Ne nuk do të jemi në NATO. Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçic, është rimëkëmbur por e drejta ndërkombëtare nuk është. Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare është ende e vdekur. Ne e bëmë këtë zgjedhje pasi ne u bombarduam. Por ne nuk do t'ja bëjëm kurrë atë që na bënë ne të tjerët." ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij Vulin në “Konferencën e Tetë të Sigurisë Ndërkombëtare”, e cila po i zhvillon punimet në Moskë nga data 24 deri më 26 prill.

Kujtojmë se muaj mars përkon me 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe dhe deklarata e Vulin është bërë pikërisht në diskutimet e këtij përvjetori.