Më herët presidenti amerikan Joe Biden e etiketoi homologun e tij rus Vladimir Putin si "kriminel lufte". E ndërsa tani, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov, u ka kërkuar liderëve evropianë të bëjnë të njëjtën gjë.
"Unë po u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Parlamentit Evropian që të pranojnë se Putin është një kriminel lufte, siç është bërë nga Shtetet e Bashkuara," i tha ai një komisioni në Bruksel.
"Nuk është thjesht një luftë. Është terror shtetëror," shtoi ai.
Komentet e tij vijnë pasi Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha gjithashtu se kishte "prova shumë, shumë të forta" se Putin ishte një "kriminel lufte".
Ekspertët kanë paralajmëruar megjithatë se një gjuhë e tillë ka të ngjarë të përshkallëzojë edhe më tej tensionet diplomatike.
Reznikov përsëriti gjithashtu thirrjet e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për zbatimin e një zone ndalim-fluturimi për të mbrojtur vendin e tij nga sulmet ajrore dhe bombardimet.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë











