Ministri i Mbrojtjes në takimin e 8-të të Grupit të Kontaktit në Gjermani: Paketë tjetër donacionesh për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes në takimin e 8-të të Grupit të Kontaktit në Gjermani: Paketë tjetër donacionesh për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u zhvillua në Bazën Ajrore në Ramstein, Gjermani më 20 janar 2023.

Ky ishte takimi i tetë i ministrave dhe shefave të shtabit të mbi 50 vendeve të botës si dhe të Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Takimi që u drejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve z. Lloyd J. Austin III u fokusua në vijimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si dhe çështjet e tjera të sigurisë, me të cilat përballen Aleatët dhe Partnerët e NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar si dhe lidershipin e qeverisë, teksa po mbushet një vit që nga nisja e luftës. Gjithashtu, ministri Peleshi i shprehu ngushëllime ministrit ukrainas për jetët e humbura nga sulmet e fundit ruse ndaj popullit ukrainas.

Më tej, Ministri Peleshi përmendi kontributin që Shqipëria ka ofruar për Ukrainën, ndërsa njoftoi përgatitjen e paketës së radhës, në koordinim dhe bashkëpunim me Aleatët dhe Partnerët tanë.

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?