Ministri i Mbrojtjes, në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s: Vijimi i ndihmës për Ukrainën me rëndësi për sigurinë e Aleancës

Ministri i Mbrojtjes, në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s: Vijimi i ndihmës për Ukrainën me rëndësi për sigurinë e Aleancës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Aleancës, që u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel.

Fokusi i diskutimeve ishte lufta në Ukrainë, e cila javën që vjen shënon 1- vjetorin e fillimit të saj. Përfaqësuesit e lartë të vendeve të Aleancës theksuan nevojën urgjente për më shumë mbështetje me sisteme armatimi, tanke, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.

Këto çështje u adresuan edhe gjatë takimit të veçantë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt para fillimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes, në selinë e NATO-s, ku pjesë ishte gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.  Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës z. Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e rritjes së furnizimeve me armatim dhe municione për Kievin, në një kohë mjaft kritike për fatin e luftës atje.

Vëmendje të veçantë mori edhe forcimi i elementëve të deterrencës dhe mbrojtjes së NATO-s si dhe ngritja dhe zhvillimi i industrive të prodhimit të armatimit dhe municioneve të vendeve të Aleancës, me qëllim kompensimin e armatim-municioneve të dërguara në Ukrainë, por edhe për të shtuar rezervat e Aleatëve. 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, veç pjesëmarrjes në takimin e Ministrave të Mbrojtjes dhe në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën mori pjesë edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve kontribuese në Grup-Batalionin e drejtuar nga Kanadaja në Letoni.

Ministri Peleshi e vlerësoi këtë takim si mjaft të rëndësishëm, në një moment tepër kritik për mbrojtjen dhe sigurinë e Aleatëve. Po ashtu, ministri Peleshi cilësoi të rëndësishme edhe ndihmën e vazhdueshme për Ukrainën, duke vlerësuar popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar, si dhe lidershipin e qeverisë, ndërsa po i afrohemi përvjetorit të parë të fillimit të luftës. Ky takim shërbeu edhe për hapjen e diskutimeve dhe çështjeve që priten të trajtohen gjatë Samitit të NATO-s që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në 11-12 korrik të këtij viti.

Gjatë takimeve në Bruksel, ministri Peleshi i shprehu ngushëllime homologut turk, për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!