Ministri i Mbrojtjes: Pritet vera më e nxehtë këtë vit! Deri tani menaxhuam 397 zjarre, asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi e dëmtuar

Deri tani, këtë vit, janë menaxhuar 397 zjarre deri tani nga emergjencat civile dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi të dëmtuar. Kështu ka thënë sot në takimin me kryetarët e bashkisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Peleshi tha se nuk ka bashki të paprekshme, imune nga zjarret. Ky vit pritet të jetë edhe më i nxehtë se vitin e kaluar, që ishte rekord për nga vatrat e zjarrit.

“Këtë vit 397 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë janë menaxhuar pa asnjë jetë të humbur dhe asnjë banesë nuk është dëmtuar. Ligji ju detyron që në një emergjencë të bashkisë ngjitur sikur të ndodhte në Bashkinë tuaj.  Ka bashki që fikin telefonin dhe thonë nuk është zjarri im.  Përgjegjësia e ruajtjes së territorit është përgjegjësia juaj, ne jemi në ndihmën tuaj! Keqkuptohet ndonjëherë kjo. Duket nga toni që kur kërkojnë helikopterin. Ndonjëherë edhe nga plazhi. Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Lufta me zjarret/ Rama-kryebashkiakëve: Merrni masat, mbrojtja civile, detyrim edhe i juaji! Askush s'është imun! Ministri: 397 zjarre këtë vit


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)