TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit e Pushtetit Vendor për të diskutuar mbi gatishmërinë bashkive dhe qeverisë qendrore dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror. Rama tha se zjarret nuk mund të trajtohen vetëm nga emergjencat civile dhe Ministria e Mbrojtjes por në të gjithë botën reagimi është i përshkallëzuar dhe fillon nga organizimi i pushtet vendor.
“Nuk ka më zona i imunizuara. Të 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë janë të rrezikuara nga zjarret. Kështu që gjithkush prej kryebashkiakëve do të duhet të marrë masat”, tha Rama.
Rama tha se të dhënat e marra nga njësia operacionale Europiane e Emergjencave flasin për, jo vetëm një numër rekord zjarresh në rang Europë, por për dyfishimin e numrit më të lartë të regjistruar më parë, si pasojë e rritjes shumë të lartë të temperaturave, me të cilat jemi të gjithë të familjarizuar si përshkallëzim i ngrohjes globale, por edhe si pasojë e vendosjes së qëllimtë të zjarreve.
“Numrat e hektarëve të pyjeve të djegura në korrik, duke filluar nga Anglia që po përjeton një situatë jo fort të zakonshme për të, pastaj në të gjitha vendet e tjera që janë përballur edhe më parë me këtë fenomen, Portugalia, Spanja, Franca, Greqia, janë të frikshme. Ndërkohë që për ne, kjo është një situatë tanimë me të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që do të bashkëjetojmë në çdo periudhë vere, aq më tepër në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e juaja, dhe ne të gjithë jemi të angazhuar me sezonin turistik”, tha Rama.
“Ndërkohë që, kjo historia e helikopterit është një histori që duhet kuptuar mirë, që reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën, edhe në vendet më të zhvilluara dhe më të sofistikuara fillon nga niveli i ulët vendor dhe fillon nga ata punonjësit e emergjencave apo vullnetarët që merren me emergjencat dhe shkojnë atje dhe fillojnë punën, që nga puna me krah e pastaj me jete e deri tek helikopteri. Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Rrëzohen me një zjarr më shumë sesa mbillen me vite dhe për këtë duhet të jemi alert gjithë kohës. Nuk dua të zgjatem më tutje se çfarë kemi bërë, sesi gjërat janë organizuar më mirë e të tjerë, por infrastruktura e ujitjes, infrastruktura e kullimit, digat e rezervuarëve, të gjitha ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore, nuk janë e gjitha. Kjo është një pjesë që ka të bëjë me përmbytjet dhe ku kemi funksionuar jashtëzakonisht më mirë, përsëri falë edhe angazhimit të një sërë kryetarësh bashkie, ku shembulli më domethënës është bashkia e Fierit dhe kryetari i bashkisë së Fierit, i cili ka bërë një punë titanike në një zonë, e cila përmbytej jo rreth qytetit, por deri edhe në qendër të qytetit nga mungesa e kësaj infrastrukture, por ama 4% të buxhetit total vjetor, që ju e keni për të zvogëluar riskun dhe për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë që vijnë nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit, nuk janë një shumë e madhe, por janë aty edhe për t’iu kujtuar që kjo është një punë e përbashkët dhe njësitë e reagimit në terren janë shumë vendimtare në kohën që duhet për të ardhur pastaj njësitë mbështetëse, kur bëhet fjalë për një zjarr që përhapet më shumë sesa një vatër që mund të shuhet aty me forcat e vetë njësisë administrative apo bashkisë.
Rama tha se Qeveria ka alokuar në buxhet edhe 1miliardë lekë për Mbrojtjen Civile.
“Të gjitha këto, për të thënë që, ashtu sikundër kërkojmë kemi rritur njëkohësisht vit pas viti mbështetjen dhe kemi rritur kapacitetet tona nga kapacitetet e ministrisë së Mbrojtjes tek kapacitetet e ministrisë së Brendshme që janë të gjitha në dispozicion të këtij fronti. Po ja kaloj fjalën ministrit për të thënë më shumë edhe disa detaje dhe ju thirrëm dhe ju kërkuam që ta merrni këtë mundim për të ardhur këtu sot dhe faleminderit edhe një herë për mundimin, sepse gushti do të jetë shumë sfidues dhe duam që jo disa, por të gjithë të jeni të angazhuar. Sepse e shikoni vetë që këtu nuk po ka më zona të imunizuara. Këtu të 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë janë potencialisht në rrezik nga zjarret, që do të thotë të gjitha bashkitë duhet të jenë të gatshme për të bërë reagimin e parë aty ku gjëja ndodh, pastaj sigurisht që kjo nuk nënkupton aspak lënien pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga qendra dhe nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtje”, tha Kryeministri.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha se këtë vit, janë menaxhuar 397 zjarre deri tani nga emergjencat civile dhe për fat të mirë nuk ka pasur vitkima, ndërsa janë angazhuar 6977 forca ushtrie. Aktualisht, situata e zjarreve në të gjithë vendin duket e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit nga 22 vatrat e zjarrit të raportuara, vetëm 2 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive në fshatin Pecë të bashkia Finiq dhe në fshatin Postribë të Shkodër.
Në hyrje të fjalës së tij me kryebashkiakët sot Rama vlerësoi disa zhvillime pozitive sa i përket sezonit të ri turistik.
“Nuk diskutohet që ky sezon ka disa përmirësime shumë pozitive, në aspektin e shkallës së përmirësimit, në radhë të parë, si rezultat i angazhimit tuaj përgjatë vijës bregdetare në drejtim të pastërtisë. Është shumë shembullore Himara, për çudinë time të madhe sepse ka qenë bashkia më problematike e vijës bregdetare dhe siç e kam kritikuar publikisht me shumë drejtpërdrejti kryetarin e bashkisë së Himarës, dua ta falënderoj publikisht sot, se nuk kam rrugë tjetër, por punë të jashtëzakonshme ka bërë Durrësi, punë, si gjithmonë, shembullore Lezha e me radhë të tjerët deri në Sarandë, ku situata është shumë më e mirë se çka qenë, pavarësisht edhe vështirësisë më të madhe që ka për shkak të dendësisë së madhe të gjithë zonës së banuar dhe numrit shumë të lartë të turistëve në një zonë shumë të ngushtë. Kemi një sistem të konsoliduar të shërbimit shëndetësor. Numri i vizitave dhe i shërbimeve të bëra në gjithë sistemin e ngritur posaçërisht për periudhën e sezonit është rritur si pasojë edhe e sensibilizimit dhe e sensibilizimit dhe performanca e gjithë sistemit është absolutisht pozitive dhe kjo është meritë e veçantë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, siguria duket se është në një nivel më të mirë sesa çdo vit tjetër, forcat e policisë të angazhuara në sigurimin në tërësi të gjithë sezonit po bëjnë një punë të mirë. Ka probleme tek-tuk me zhurmat, por zjarret janë një problem serioz që arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Emergjencat Civile”, tha Rama.
Deri tani, këtë vit, janë menaxhuar 397 zjarre deri tani nga emergjencat civile dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi të dëmtuar. Kështu ka thënë sot në takimin me kryetarët e bashkisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Peleshi tha se nuk ka bashki të paprekshme, imune nga zjarret. Ky vit pritet të jetë edhe më i nxehtë se vitin e kaluar, që ishte rekord për nga vatrat e zjarrit.
“Këtë vit 397 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë janë menaxhuar pa asnjë jetë të humbur dhe asnjë banesë nuk është dëmtuar. Ligji ju detyron që në një emergjencë të bashkisë ngjitur sikur të ndodhte në Bashkinë tuaj. Ka bashki që fikin telefonin dhe thonë nuk është zjarri im. Përgjegjësia e ruajtjes së territorit është përgjegjësia juaj, ne jemi në ndihmën tuaj! Keqkuptohet ndonjëherë kjo. Duket nga toni që kur kërkojnë helikopterin. Ndonjëherë edhe nga plazhi. Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht”, tha Peleshi.
Ska lidhje takimi fare me zjarret. Por me presionin per ti riemeruar per zgjedhejt qe do vijne. Qeveria vet nuk le asgje ne dore te bashkive sepse do te gjitha meritat dhe votat. Bashkite pervec tiranes dhe durresit te tjerat jane ne borxhe. Me se ti shuajne zjarret...po hajt mo. Skema si gjithmone. Qe delet qe jemi shumica jone nuk i kuptojne dhe votojne me tifozllek jo me interes sic duhet.
Përgjigjusituata po menaxhohet mjaft mire dhe falenderojme ekipin e emergjencave per gatishmerin e tyre
Përgjigjujane marr masa shum te mira per shurajen e zjarreve ne vendin tone,respekte
PërgjigjuMe mire qe jemi te pergatitur por shpresoj qe mos te kemi shume situata te cilat jane fatkeqesi natyrore
PërgjigjuMe vjen mire qe po merren masat e duhura per cdo situate
PërgjigjuGje shum e mir qe keni ber te tilla takime me keto kryetsr bashkie qe te marin masa per cdo problem
PërgjigjuPo beni gjene e duhur pasi zjarret ne vend jane shume te shpeshta ne kete periudhe
PërgjigjuShun mir qe ben rama takime te tilla qe ti vej pak ne levizje dhe kryetsret e bashkive
PërgjigjuDuhen marre masat qe mos te ndodhe asgje e pakendshme dhe situata te dale jashte kontrollit
PërgjigjuNje kryeminister qe ste fal , korrekt per pjesen e punes se secilit pasi nuk mban me hater asnji
Përgjigjujam e bindur qe do ia dilni me se miri edhe kete sezon veror me ceshtjen e zjareve
Përgjigjushpresoj qe te merren masat e duhura
PërgjigjuKjo levizje qe Po ben qeveria per mbrojtje e vendeve te rrezikshme ndaj zjarreve eshte idealja dhe me funksjonalja
PërgjigjuDhe punen e tyre e kan bere perfekt deri tani nuk ka asnje problem me vendet problematike ndaj zjarreve
PërgjigjuPo sdeshen te punojne kryetaret e bashkive hiqini prej pune eshte shume e thjeshte
PërgjigjuTe gjithe duhet te sensibilizohemi e te mbrojm pyetjet nga zjarret qe shkaktoheni me dashje ose nga shkaqe te pa ditura
PërgjigjuTerhiqni veshin drejtuesve te qeverisjes vendore se i duan gjithshka gati ato
PërgjigjuShpresoj qe situatat mos te agravojn e te kemi nje sezon veror sa me te te qet
PërgjigjuVera na ve perball disa sfidave te tilla qe nese smarrin vemendjen e duhur mund te shnderrohen ne katastrofa Por qeveria juaj si ka Len asnje moment pas dore keto ceshtje dhe me bashkite ne kohe rekord I Kane dhene zgjidhje
PërgjigjuDuhet ndergjegjsimi i te gjitheve dhe bashkite duhet te marin masa per ti paraprire emergjencave
Përgjigjui keni dhene zgjidhje problemeve duke i terrhequr njekohesisht dhe vemedjen bashkive per te punuar me fort lidhur me keto ceshtje
PërgjigjuPersonalisht mendoj se edhe personat duhet te jene te ndergjegjshem ne lidhje me kete situate
Përgjigju