Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të martën se shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, ishte vrarë në një sulm izraelit. Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Irani.

Mediet izraelite raportojnë se Ali Larijani është sulmuar së bashku me djalin e tij në një apartament të fshehtë. Shefi i sigurisë iraniane ishte parë në publik të premten e kaluar duke marrë pjesë në tubime për Ditën e Quds-it.

Nëse vdekja e tij konfirmohet, Larijani do të ishte zyrtari më i lartë iranian i vrarë pas Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, i cili vdiq në ditën e parë të luftës. Larijani konsiderohet një nga zyrtarët me më shumë ndikim në politikë dhe në strategjinë ushtarake të regjimit në Iran.   


Lajmi kryesor:

Lufta, Izraeli: Kemi vrarë shefin e Sigurisë së Iranit në operacion gjatë natës! Bombardohen Teherani e Bejruti, shpërthime në Dubai e Doha