Yoav Gallant
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, është shprehur se rritja e intensitetit të sulmeve nga ushtria izraelite në Gaza, do të rrisë shanset për arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi.
Gjatë një deklarate për mediat izraelite, ditën e sotme, Gallant është shprehur se Izraeli është i gatshëm për shqyrtimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me lirimin e pengjeve.
"Unë besoj se nëse rrisim presionin ushtarak, do të ketë oferta për më shumë marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe nëse ka oferta, ne do t'i shqyrtojmë ato",- është shprehur Gallant.
Autoritetet izraelite kanë deklaruar se Hamas aktualisht mban peng 137 persona, nga këta, 117 janë meshkuj dhe 20 femra.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB: Gaza afër katastrofës humanitare! Hamasi: Pa negociata, asnjë peng nuk do të kthehet në shtëpi! Izraeli: Mbi 100 ushtarë të vrarë








