Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i ka kërkuar homologut të tij rus Sergei Shoigu armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë për arsye humanitare.
Në një telefonatë, Akar i tha Shoigut se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqen rajonale dhe dërgesat e ndihmave humanitare, tha ministria në Twitter. Aleati i NATO-s, Turqia kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja.
Të hënën, Turqia tha se u kishte kërkuar të gjitha vendeve që të mos kalonin ngushticat e saj në Detin e Zi sipas një pakti të vitit 1936, duke kufizuar kalimin e disa anijeve luftarake ruse.
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











