Ministri i Mbrojtjes takim 'kokë më kokë' me Albin Kurtin në Kosovë: Vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në krye të Ministrisë Mbrojtjes, ashtu si edhe është kthyer në traditë, zgjodhi Kosovën.

Fillimisht ministri Vengu takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku gjatë takimit theksi u vendos tek forcimi i bashkëpunimit në rrafshin e Mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Ministri Vengu po ashtu zhvilloi edhe një takimi me homologun e tij Ejup Maqendonci, ku vlerësoi pa masë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vëllazëror midis dy vendeve dhe theksoi se bashkëpunimi me Kosovën konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike.

Ministri Vengu rikonfirmoi se, Kosova vijon të jetë prioritet absolut i Shqipërisë dhe si rrjedhoje prioritet parësor i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka qenë gjithmonë në krahë dhe në mbështetje të zhvillimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sa i takon anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare, ministri Vengu siguroi se Shqipëria do të jetë një avokate e fortë e saj: “Viti 2024, rezulton të jetë një vit shumë impenjativ për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi këtë vit kemi kryesimin e disa iniciativave rajonale dhe shumë aktivitete në kuadër të tyre do të drejtohen dhe organizohen nga ana jonë (A5). Unë siguroj kolegun Maqendonci, se kjo mundësi do shfrytëzohet maksimalisht jo vetëm për të qenë një avokate e fortë e Kosovës, por për të shtuar të gjitha përpjekjet për një anëtarësim të plotë të saj në këto iniciativa.”

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat e çminimit të brezit kufitar ndërmjet dy vendeve si dhe dhënien e asistencës së nevojshme për konsolidimin e mëtejshëm të Qendrës Rajonale për Emergjencat Civile.

Situata e sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor me fokus kryesor, situatën aktuale në Kosovë ishte një tjetër pikë e rëndësishme e takimit: “Vlerësojmë se dialogu Kosovë - Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA dhe BE duhet të ketë si rezultat përfundimtar një marrëveshje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, - tha ministri Vengu, i cili vlerësoi Macedonci për mikpritjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Takimi i Vëngut me Kurtin/ Kryeministri i Kosovës: Folëm për raportet vëllazërore! Po punojmë për rritjen e bashkëpunimit mes ministrive të mbrojtjes

1725029377_vengualbinkurti.JPG

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

PRISHTINË - Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në facebook kryeministri i Kosovës shkruan se me Vëngun u fol për raportet e veçanta vëllazërore dhe forcimin e urave të bashkëpunimit.

'Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, folëm për raportet tona të veçanta e vëllazërore e forcimin e urave të bashkëpunimit.

Duke qenë kryesuese e Kartës së Adriatikut (A-5), mbështetja e Shqipërisë është tejet e rëndësishme, patur parasysh aspiratat tona për anëtarësim, për çka e shohim si një shans të mirë që të bëjmë progres drejt këtij objektivi e të integrohemi në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Po punojmë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura; për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake; deri te rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti si dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.

Falënderimi për mbështetjen e Shqipërisë është i përhershëm, teksa vijojmë t'i forcojmë lidhjet mes nesh.', shkruan Kurti në Facebook.

 

 

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E sakt: 30/08/2024 17:32

    Zoti Kurti mos i jep Info ushtarakt kalit te trojes se ne dark para Rames informon Grekun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve