Ministri i Mbrojtjes vizitë në Maqedoninë e Veriut: E ardhmja e dy vendeve i përket integrimit euroatlantik

Ministri i Mbrojtjes vizitë në Maqedoninë e Veriut: E ardhmja e dy vendeve i përket integrimit euroatlantik

Ministria e Mbrojtjes takim në Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si vende aleate të NATO-s rikonfirmojnë mbështetjen reciproke dhe ndajnë qëndrimin e përbashkët se e ardhmja e rajonit i përket integrimit Euro –Atlantik. Ky qëndrim u theksua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Shkup, ku u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut  Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit  Talat Xhaferri, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani si dhe homologen e tij Radmila Shekerinska.

Gjatë takimit me ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska u nënvizua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve të përbashkëta, por edhe mundësia për rishikimin e përshtatjen e kuadrit ligjor të këtij bashkëpunimi me aktualitetin. Dy ministrat ndanë të njëjtin qëndrim për të rritur bashkëpunimin dypalësh, sidomos në fushën e arsimimit, edukimit dhe stërvitjes, mbrojtjes civile, por dhe zhvillimeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, ku u përmend dhe konkretisht një qasje rajonale për projektin DIANA në kuadër të NATO-s. 

Një fokus të veçantë gjatë takimit mori dhe ndërveprimi në iniciativat rajonale, US-A5, SEDM, etj, por dhe në Qendrën Rajonale për Marrëdhëniet me publikun. Ministri shqiptar e ministri Shekerinska theksuan mbështetjen për politikën e dyerve të hapura në rajon. Nga ana e tij, ministri shqiptar falenderoi homologen e Maqedonisë së Veriut për qasjen pozitive dhe aktive ndaj Kosovës.

Në takimet e tjera me drejtuesit kryesorë të politikës në Maqedoninë e Veriut u fol gjerësisht për situatën  aktuale politike atje, perspektivën euro-atlantike të dy vendeve si dhe zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor. Ministri falenderoi Z.Xhaferri dhe Z.Osmani për qasjen konstruktive ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin që ata, por dhe i gjithë faktori shqiptar ka për të adhmen e shtetit dhe prosperitetin e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave