TIRANE, 20 Nentor /ATSH/- Ministri i Mjedisiti Lefter Koka ka marrë pjesë sot në Konferencë Ndërkombëtare Mjedisore me temë "Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër" që u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
Ministri Koka ka shprehur në këtë konferencë angazhimin për të rritur burimet e rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020 dhe efiçencën e energjisë me 9% deri në vitin 2018.
"Do të rrisim burimet e rinovueshme të energjisë me 35%, deri në 2020. Do të rrisim efiçencën e energjisë me 9% deri në vitin 2018."- është shprehur Koka në Beograd.
Gjithashtu ministri i Mjedisit ka deklaruar se Shqipëria ka mbështetur qëndrimin e vendeve të BE-së, ndaj Konventës së OKB-së për ndryshimet klimatike dhe se mbetet e angazhuar për reduktimin e gazeve serrë
Të pranishëm në këtë konferencë kanë qenë Ministrat e Mjedisit të Serbisë, Malit të Zi, Drejtuesi i CIRSD, Vuk Jeremiç, gjithashtu edhe Prof. Jeffrey Sachs, Columbia University, dhe përfaqësues nga vende të tjera të rajonit dhe botës të fushës së mjedisit. e.xh/f.n/