DURRES - Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka kërkuar më shumë disiplinë formale e shkencore në punë nga ana e bluzave të bardha si dhe ndërgjegjësim e mëtejshëm të etikës së infermierëve e sanitarëve.
Gjatë një vizite që ka bërë në Spitalin Rajonal të qytetit të Durrësit, ai ka deklaruar se në këtë drejtim duhet të merren të gjithë masat për një sjellje dinjitoze, në rast të kundërt penalizimet do të jenë të rrepta.
Teksa ka inspektuar edhe ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, ministri ka apeluar për angazhimin dhe gatishmërinë e plotë ndaj pushuesve të cilët shpesh përballen me probleme shëndetësore si rrjedhojë e ndryshimit të klimës por edhe nga epidemi të ndryshme duke rritur kështu edhe fluksin e pacienteve nëpër spitale.
Tavo ka kërkuar gjithashtu që të minimizohen rastet e pacientëve që dërgohen në QSUT nga spitalet rajonale, ndërsa ka kërkuar një bashkëpunim edhe më të gjerë me njësitë vendore përsa i përket mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Ai ka përgëzuar investimet infrastrukturore të bëra në Spitalin Rajonal të Qarkut të Durrësit gjatë viteve të fundit, dhe ka premtuar nga dikasteri i tij shmangien e problemeve, si mungesa e medikamenteve apo edhe përmirësime të mëtejshme infrastrukturore.
(ma.br/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com