TIRANË, 20 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vizitoi ditën e shtunë, njësinë e lëvizshme mjekësore, të stacionuar ndërmjet kolonave dhe hyrjes së Stadiumit "Qemal Stafa", në të cilën ai shpjegoi masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të aktiviteteve dhe ceremonive që do të zhvillohen gjatë vizitës Apostolike të Papa Françeskut në Tiranë.
Sipas deklaratës së Beqaj, prej tre javësh është hartuar plani i plotë me shërbime spitalore, përfshirë spitalin e traumës, urgjencës polivalente në QSUT, Urgjencën e Kardiokirurgjisë dhe Infektivit. Nga ana tjetër, ai tha se "janë marrë masa përgjatë gjithë aktivitetit të ditës së nesërme, dhe brenda qendrës së medias është një qendër shëndetësore. Një tjetër qendër do të jetë ndërmjet kolonave dhe hyrjes së Stadiumit "Qemal Stafa" në të cilën do të jenë invalidët, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit do të vendosen disa çadra për të dhënë ujë të pijshëm".
Krahas saj, ai theksoi se janë 12 autoambulanca që do të jenë në gatishmëri, një pjesë për delegacionin e Papatit, një pjesë për autoritetet tona, dhe pjesa tjetër për nevojat që mund të ketë aktiviteti. Ministri Beqaj ndër të tjera tha se ka grupe në nevojë, të cilët do të japin kontributin e tyre vullnetarë, në të gjithë pjesën e aktivitetit./m.m/
/Shqiptarja.com