MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, ka deklaruar ditën e sotme se vaksina anti-COVID në vend do të arrijë në janar të vitit 2021.
“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e destinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.
Ai foli dhe në lidhje me masat anti-COVID të cilat aktualisht janë në fuqi, duke thënë se ato janë tepër rezultative.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Jemi në periudhë para festave të fundivitit, por kemi lënë pas vetes një vit shumë të vështirë dhe besoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mirë. Apeloj deri te qytetarët të festojnë me përgjegjësi me rrethin e familjes duke respektuar protokollet dhe masat e përcaktuara. Masat që i kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatin ashtu siç kemi prit”, ka thënë ministri i shëndetësisë.
Venko Filipçe gjithashtu theksoi se mutacioni i ri i virusit i paraqitur në Britani nuk ka asnjë lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19. Ai tha se edhe tek ne në laboratorët e ASHAM-it, janë konstatuar mutacione të vogla.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)