Italia është gati të rindërtojë teatrin e Mariupolit, i cili u shkatërrua nga një sulm me bombë nga ushtria ruse. Kështu ka deklaruar Ministri italian i Kulturës Dario Franceschini.
"Kabineti ... ka miratuar propozimin tim për t'i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për ta rindërtuar atë sa më shpejt të jetë e mundur," shkroi Franceschini në Twitter.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e falënderoi në Twitter.
"Ju keni dhënë një shembull të mirë për t'u ndjekur. Së bashku do ta rindërtojmë vendin deri në tullën e fundit," shkruan ai.
.jpg)
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë











