Ministri Klosi firmos marrëveshjen e bashkëpunimit Shqipëri-Bullgari në fushën sociale


Tiranë, 9 Nëntor/ATSH/-Shqipëria dhe Bullgaria kanë rënë dakord të kenë një bashkëpunim konkret në një sërë fushash të çështjeve sociale, siç janë, punësimi, arsimi profesional, përfshirja sociale apo edhe pensionet.
Për këtë qëllim, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ndodhet në një vizitë zyrtare në Sofje, ku gjatë ditës së sotme ka nënshkruar nje marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij bullgar, Ivailo Kalfin.
Në një status në rrjetin social "Facebook", Klosi bënte me dije marrëvëshjen e bashepunimit  të nënshkruar me Bullgarinë.
"Takova sot në Sofje, zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Punës dhe Politikave Sociale, z. Ivailo Kalfin, me të cilin nënshkruam Marrëveshjen e Programit të Bashkëpunimit 2016-2017. Gjithashtu biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të tilla, siç janë: përfshirja sociale, punësimi, shkollat dhe qendrat profesionale, si dhe sigurimet shoqërore", shkruan Klosi .
Më tej ai bën të ditur se gjatë këtij takimi, një vend të veçantë zunë marrëdhëniet mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimi që mund të vijë edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE. "Për më tepër, në këtë takim u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit për projekte të përbashkëta mes Bullgarisë, si vend anëtar i BE-së dhe Shqipërisë, si vend kandidat për të hyrë në BE, në fushat e interesit të përbashkët", thote Klosi në statusin e tij.
Ai shton gjithashtu se ministri bullgar, Kalfin, nga ana e tij theksoi vullnetin e qeverisë bullgare për mbështetjen dhe asistencën ndaj vendit tonë në rrugën e integrimit europian./z.t/ f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social